​Goditet për vdekje këmbësori në Malishevë

​Goditet për vdekje këmbësori në Malishevë

Policia në Malishevë njoftoi se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, dhe duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë godet këmbësorin, viktimën mashkull kosovar.


Në vendin e ngjarjes në fshatin Kijevë të Malishevës kanë dalë njësitë relevante policore dhe një ekip i ndihmës së shpejtë i cili ka konstatuar se si pasojë e lëndimeve të marra trupi i viktimës është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe

Video