​Goditet grupi kriminal, arrestohen tetë persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar

​Goditet grupi kriminal, arrestohen tetë persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar

Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.

Në një komunikatë për media thuhet se deri tek arrestimi erdhën pas një operacioni disa ditorë ndaj një grupi kriminal të përfshirë në disa vepra penale si: “Pjesëmarrja ose Organizimi i Grupit Kriminal të Organizuar” që lidhen me veprat “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”, “Zjarrvënie”, “Detyrim” etj.

“Të dyshuarit e arrestuar janë: A. P.  dtl.  1999, K. K.  dtl.  1998 , F. C.   dtl.  2003, A.M.  dtl.  1995, G. I.   dtl.   1998, D.R.   dtl.  2004, E.C.   dtl.  1993, L.B.   dtl    2000”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në komunikatë bëhet e ditur se cilat raste janë hetuar:

Rastet e hetuara dhe në të cilat dyshohet se janë përfshirë personat e dyshuar tani më të arrestuar janë, rasti i datës 19.06.2022, ku rreth orës 02:20 ka ndodhur një zjarrvënie në një lokal në “Dardani” të Prishtinës, ku dyshohej se zjarri ishte shkaktuar nga hedhja e një shisheje me benzinë (koktej molotovi), e cila kishte shkaktuar vetëm dëme materiale.


Me datë 22.06.2022, diku rreth orës 03:30, në të njëjtin lokacion afër këtij lokali në Prishtinë ishte hedhur një granatë dore e cila kishte shkaktuar vetëm dëme materiale në tri veturat të cilat ishin të parkuara.

Ndërsa me datën 06.06.2022, diku në ora 03:03, në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë ishte hedhur një granatë dore e cila nuk ishte aktivizuar (shpërthyer). Granata në fjalë nga vendi i ngjarjes  ishte tërhequr nga njësia përkatëse e PK-së.

Më datë 28.06.2022, diku rreth orës 03:30, në rrugën e Mullirit në Mitrovicë, ishte hedhur një granatë dore e cila kishte shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Me veprime operacionale të ndërmarra në vazhdimësi me datat 20.06, 22.06, 23.06, 27.06 dhe 03.07.2022 është arritur që të arrestohen tetë (8) personat e dyshuar për të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejtë në kryerjen e veprave penale të lartcekura”, thuhet në njoftim.  

Në cilësi të prova materiale janë sekuestruar: tetë telefona mobilë, një veturë, 6.7 gramë substancë narkotike si dhe prova të tjera materiale të cilat shërbejnë në procedurë të mëtejme.

Personat e dyshuar fillimisht  me urdhër të prokurorit kanë qenë  në mbajtje,  pastaj sipas vendimit të Gjykatës u është vazhduar masa e paraburgimit për 30 ditë.

Lexo edhe

Video