Ka kaluar tashmë gjysmë ore lojë në stadiumin “La Ceramica” aty ku po zhvillohet një ndeshje spektakolare ndërmjet Villarrealit dhe Liverpoolit.
Kjo ndeshje është e dyta ndërmjet këtyre dy skuadrave dhe nga kjo sfidë edhe do të dal finalisti i parë i Ligës së Kampionëve, raporton KosovaPress.
“Nëndetësja e Verdhë” ka kaluar në epërsi që në minutën e tretë të ndeshjes me golin e Dias dhe po vazhdon të tregoj lojë bindëse duke e kërkuar edhe të dytin.
Kujtojmë se ndeshja e parë në “Anfield Road” përfundoi me fitoren e Liverpoolit me rezultat 2-0.