​Gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës serbë i kthehen punës në Gjykatën e Mitrovicës

​Gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës serbë i kthehen punës në Gjykatën e Mitrovicës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njoftoi se gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës nga komuniteti serb janë duke vazhduar punën normalisht në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Të njëjtit, një ditë më parë, kishin bojkotuar punën si shenjë protestë ndaj dënimit me burgim të deputetit serb, Ivan Todosojeviq, i cili kishte bërë deklarata fyese për masakrën e Reçakut.


“Këshilli u bën thirrje të gjithë gjyqtarëve dhe punonjësve mbështetës të sistemit gjyqësor që të angazhohen për kryerjen e detyrave të punës, të përcaktuara me Kushtetutë, Ligj dhe akte përkatëse nënligjore”, thuhet në komunikatën e KGJK-së.

Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, reagoi dje për bojkotin e gjyqtarëve dhe punonjësve mbështetës nga komuniteti serb duke thënë se një gjë e tillë është e papranueshme.

Lexo edhe

Video