​Gjoshi i PDK-së e quan Kurtin kryemashtrues të Kosovës: Më përpara shkon në Norvegji se në Deçan

​Gjoshi i PDK-së e quan Kurtin kryemashtrues të Kosovës: Më përpara shkon në Norvegji se në Deçan

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi drejtuar kritika ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti i cili ende nuk ka reaguar ndaj helmimit të rreth 900 qytetarëve të Deçanit.


Gjoshi e ka quajtur Kurtin kryemashtrues të Kosovës duke thënë se ai më para shkon në Norvegji se sa në Deçan.

“KRYEMASHTRUESI I KOSOVËS MË PËRPARA SHKON NË NORVEGJI SE NË DEÇAN. Ka humbur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nuk po don të lodhet të shkojë deri në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar. Ai duhet të shkojë dhe t’i vizitojë. Ta shoh nga afër gjendjen në spitalin e këtij qyteti. Por, jo! Kryemashtruesi që na paraqitej si njeri i afërt me qytetarin e thjeshtë e të varfër, më përpara e merr rrugën për Norvegji se për në Deçan.  Kryemashtruesi, prej ditës që ka hipur në xhip të zi, i ka harruar njerëzit e thjeshtë e të varfër që ecin trotuareve.

Lexo edhe

Video