​Gjini takon afaristët gjermanë e kosovarë: Mbështetje që idetë e biznesit t’i realizojnë në Gjakovë

​Gjini takon afaristët gjermanë e kosovarë: Mbështetje që idetë e biznesit t’i realizojnë në Gjakovë

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka pasur një takim pune me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe afaristë të suksesshëm gjermanë e kosovarë të cilët tha se i ka informuar për potencialin që ofron Gjakova për realizimin e planeve dhe ideve të tyre për zhvillimin e bizneseve inovative në Kosovë.


Gjini, që e quajti takim frymëzues, shtoi se mundësia për investime konkrete nga këta biznesmenë do të ndikojë në rritjen e tregtisë, industrisë dhe eksportit nga Kosova prandaj ka ofruar edhe mbështetjen e autoriteteve lokale.

“Në bashkëbisedim e sipër, ne shprehëm gatishmërinë e plotë që si institucion komunal t’iu ofrojmë gjithë mbështetjen që nevojitet për realizimin e ideve të tyre. Bashkëpunimi ynë si institucion komunal por edhe i bizneseve që operojnë në Gjakovë me këta afaristë, do të afrojë Kosovën edhe më shumë me partnerin e saj kryesor strategjik për zhvillim të ekonomisë, Gjermaninë”, deklaroi Gjini.

Lexo edhe

Video