​Gjermani me një sërë masash për kursimin e energjisë elektrike

​Gjermani me një sërë masash për kursimin e energjisë elektrike

Gjermania ka ndërmarrë një sërë masash të reja për kursimin e energjisë elektrike në kushtet kur vendi mund të përballet me ndërprerje të mundshme të energjisë për shkak të krizës që pasuan mosmarrëveshjet me Rusinë lidhur me luftën në Ukrainë.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck sot ka bërë të ditur se cilat masa do të ndërmarrin, derisa ka thënë se më shumë masa kursimesh do të duhet të zbatohen në sferën e punës.

“Ngrohja në godinat publike do të lejohet deri në 19 gradë celsius, ndërkohë që ndërtesat, monumentet, si edhe instalimet e reklamave nuk do të ndriçohen më gjatë natës”, deklaroi Habeck në një intervistë për gazetën “SZ”.


Ai shtoi se kjo çështje po diskutohej me Ministrinë e Punës.

Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me departamente të tjera të qeverisë, tani po shqyrton masa shtesë lidhur me efiçiencën e energjisë.

Këto masa janë planifikuar për një periudhë fillestare prej gjashtë muajsh.

Lexo edhe

Video