​Gjenden dy vajzat e zhdukura prej një jave në Pejë

​Gjenden dy vajzat e zhdukura prej një jave në Pejë

Dy vajza të raportuar prej ditësh si të zhdukura në Pejë janë gjetur. Kjo është bërë e ditur përmes një statusi në Facebook nga ish-deputeti Veton Berisha që ka thënë se vajzat janë paraqitur në stacion policor.

“Vajzat e zhdukura një javë më parë E.B.dhe L.N. janë gjetur gjallë dhe janë paraqitur në stacionin policor në Pejë ku jemi prezent bashke me to. Faleminderit të gjithë juve që ndihmuat gjatë gjithë këtij procesi të vështirë që e kishim! Mirënjohje”, shkroi Berisha.


Të dy vajzat janë studente dhe kanë lidhje familjare (vajzë daje – halle), ndërkaq për zhdukjen e tyre Policia e Kosovës kishte raportuar më 25 shtator.

Policia ende nuk e ka konfirmuar këtë lajm. 

Lexo edhe

Video