​Gjatë arrestimit të Molliqajt dhe aktivistëve të PSD-së u lënduan tre policë

​Gjatë arrestimit të Molliqajt dhe aktivistëve të PSD-së u lënduan tre policë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e djeshëm të kreut të Partisë Socialdemokrare, Dardan Molliqajt dhe katër anëtarëve tjerë. Ndërkohë që ka bërë të ditur se gjatë arrestimit janë lënduar tre policë.


Për Molliqajn, Policia e Kosovës ka thënë se është arrestuar për shkak se kishte një urdhërarrest ndaj tij, derisa ka shtuar se të tjerët janë arrestuar për shkak të pengimit të zyrtarëve policorë.

“Është raportuar se gjatë realizimit të urdhërarrestit ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, zyrtarët policorë janë penguar nga disa persona të tjerë me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore tre zyrtar policorë. Lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Lexo edhe

Video