​Gjashtë vjet nga përpjekja për grusht shtet në Turqi

​Gjashtë vjet nga përpjekja për grusht shtet në Turqi

Sot bëhen gjashtë vjet nga përpjekja ushtarake për grusht shtet në Turqi.

Përpjekja për grusht shtet u zhvillua gjatë 15 dhe 16 korrikut të vitit 2016, ku përgjegjës të organizimit ishin ushtarakë të ushtrisë turke.


Më urdhër ushtarak në rrugë u nxorën tanket, u sulmua Parlamenti turk, si dhe u tentua të arrestohet edhe shefi i shtetit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Pas dështimit të puçit ushtarak, janë arrestuar dhjetëra-mijëra ushtarë, policë, zyrtarë të shërbimeve shtetërore, profesorë, mjekë dhe përkrahës të Lëvizjes Gylen. Turqia zyrtarisht përgjegjës për tentim gusht shtetin e ka bërë klerikun Fetaullah Gylen.

Lexo edhe

Video