​Gexha shpreh ngushëllime për vrasjen e shtatzënës mbrëmë në QKUK

​Gexha shpreh ngushëllime për vrasjen e shtatzënës mbrëmë në QKUK

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha para se të nis të shpalos projektet dhe planin për buxhetin e vitit 2023 ka shprehur ngushëllime për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë që ka ndodhur mbrëmë para Klinikës së Gjinekologjisë.

Këto komente ajo i bëri gjatë raportimit para Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ku po mbahet seanca dëgjimore për   Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Gexha-Bunjaku tha se për vitin 2023 ka  rritje të buxhetit prej 27.62%.

Ajo tha se për listën e barnave esenciale është rritur buxheti për 89%, pasi janë ndarë 21 milionë euro për këtë çështje.

Ajo shtoi se do te rrisin investimet kapitale dhe po ashtu numrin e inspektorëve  edhe për rreth 40 inspektorë me qëllim që të shumëfishohen inspektimet.


Ushtruesja e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu tha se buxheti për viti 2023 është 10 milionë më tepër me thekst të veçantë ka rritje të buxhetit për listën e barnave esenciale.

Ajo tha se modernizimi i hapësirave  dhe funksionalizimi i tyre është synimi i ShSKUK-së për vitin 2023.

Derisa si projekt ajo përmendi bunkerin për aksilerator-infeksione dhe spitalin ditor.

Sipas saj, risi është funskionalizimi i shërbimit të IVF-së dhe aktvizimi i njësisë spinale, si shërbime të reja që nuk janë ofruar në institucionet shëndetësore publike.

Sa i takon rezonancave magnetike ajo tha se në vitin e ardhshëm synojnë funksionalizimin e  këtyre aparaturave por problem Zejnullahu theksoi trajnimin e profesionistëve.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] ​Gexha shpreh ngushëllime për vrasjen e shtatzënës mbrëmë në QKUK 35 vjeçarja e vrarë mbrëmë ka pas urdhër-mbrojtje për gjashtë muaj, ndaj të dyshuarit ekziston aktakuzë Dyshohet se ish-bashkëshorti vrau gruan shtatzënë Policia konfirmon vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë Edhe QKUK konfirmon për vdekjen e 35-vjeçares ​Motra e shtatzënës së vrarë rrëfen si e kuptoi lajmin e kobshëm Flet familjari i gruas së vrarë në QKUK: Policia e dinte për mosmarrëveshjet ​Osmani: Borxhi ynë ndaj viktimave të dhunës është drejtësia Vrasje e shtatzënës, Abdixhiku: Ka diçka thellësisht të tmerrshme brenda shoqërisë sonë Çitaku kërkon dënim maksimal për vrasësin e gruas shtatzënë Vrasja e 35-vjeçares, Haradinaj: Akt i shëmtuar dhe qyqar Vrasja e gruas shtatzënë, vjen reagimi i Kurtit: Dy engjëj në qiellin e pistë Memli Krasniqi: Dhuna me bazë gjinore, alarm urgjent për institucionet e shtetit Vrasja e shtatzënës, sot mblidhet grupi i ngushtë ndërministror ​Sot protestohet kundër vrasjes së grave […]

Komentet janë të mbyllura.