​Gërvalla për gabimet në Twitter: Çfarë dëmi i shkaktuam vendit?

​Gërvalla për gabimet në Twitter: Çfarë dëmi i shkaktuam vendit?

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka qenë e ftuar në emisionin “Context” në ATV dhe aty ka folur edhe për gabimet në rrjetin social Twitter. Ajo ka thënë se gabimet ndodhin por nuk i ka ndodhur asnjë dëm vendit për ato gafa në rrjete sociale.

“Gabime ne bëjmë çdo ditë. Në MPJD rreziku për gabime është shumë më i madh se Twitter-at. Të them të drejtën, rreziku i gabimeve të cilat publiku nuk i sheh aspak për mua është shumë më shqetësues se sa një Twitter, një flamur, që ka ndodhur në fazën e parë kur kemi marrë detyrën”, tha Gërvalla.


Ajo tha se gabime të tilla kanë bërë edhe institucione të tjera, duke përmendur rastin e Departamentit amerikan të Shtetit që tha se ka ngatërruar flamurin e Italisë me atë të Francës.

“Po mirë që janë huq dy flamuj, cili është dëmi që i është shkaktuar këtij vendi nga huqja e dy flamujve… E keni parë Twitterin e Departamentit të Shtetit të SHBA që ngatërron flamurin e Italisë dhe të Francës, çfarë i ndodhi Departamentit të Shtetit që bëri gabimin? E rëndësishme është të mos përsërisim gabime të cilat këtij vendi i kanë kushtuar rëndë. Gabime të cilat kanë të bëjnë me qasjen tonë në skenën ndërkombëtare dhe për këtë unë jam e kënaqur që jemi më të kujdesshëm”, tha Gërvalla. 

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.