​Gërvalla në Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe KQZ, informohet për procesin e votimit të diasporës

​Gërvalla në Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe KQZ, informohet për procesin e votimit të diasporës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot ka vizituar  Agjencinë për Regjistrimit Civil.

Ajo në këtë institucion pa  nga afër fluksin e kërkesave që kanë gjatë kësaj kohe nga bashkatdhetarët që vijnë nga diaspora, si dhe shërbimet që u ofrohen atyre.


Gervalla e shoqëruar edhe nga zëvendësministrja, Liza Gashi u prit nga Blerim Camaj ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë për Regjistrim Civil.

Para kësaj vizitë në Këtë institucion, Gërvalla ka vizituar edhe Komisioni Qendror të Zgjedhjeve me ç’rast u informuan më shume rreth procesit të votimit për diasporën.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla  gjatë ditës së sotme do të vizitojë edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku do të informohet për shërbimet dhe fluksin e fluturimeve nga diaspora, gjatë sezonit të pushimeve.

Lexo edhe

Video