​Genova po mendon shkarkimin e Shevchenkos

​Genova po mendon shkarkimin e Shevchenkos

Si futbollist ka bërë historinë në kampionatin italian, por si trajner nuk po i ecën. Andriy Shevchenko është duke kaluar momente të vështira te Genova.

Sipas asaj që raporton Gianluca Di Marzio, trajneri ukrainas mund të shkarkohet pasi nuk po arrin objektivat për të cilat u emërua në nëntor të vitit të kaluar.


Pas 21 ndeshjes të zhvilluara Genoa mbetet në vendin e 19 në Serie A me një pikë më pak se Cagliari që ka edhe një ndeshje më pak dhe rënia në një kategori më poshtë duket e pashmangshme.

Humbja në shtëpi ndaj Spezias me rezultat 1-0, nuk po kapërdihet nga drejtuesit e klubit të cilët po shohin për rikthimin e Davide Ballardinit si trajner ose edhe të afrimit të Rolando Maran.

Shevchenko ka arritur të marrë vetëm tri pikë që erdhën pas tri barazimeve në kampionat që kur mori detyrën e trajnerit.

Lexo edhe

Video