Gazetarja serbe, Snezhana Çongradin ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ashtu siç është krijuar në skenën politike, ashtu edhe do të zhduket. Duke folur për gatishmëri lufte për shkak të situatës së krijuar në veri të Kosovës nga bandat kriminale serbe, ajo ka shtuar se shpreson për një rezultat me sa më pak ose aspak viktima.
“Ashtu siç u krijua në skenën politike, ashtu do të zhduket. Në gatishmëri luftarake. Le të shpresojmë për një rezultat të tillë përfundimtar. Me sa më pak ose aspak viktima. Kësaj radhe”, ka nisur shkrimin e saj Çongradin për danas.
Ajo ka kritikuar Vuçiqin edhe për faktin se ai ka sjellë në barrikada edhe njerëz të thjeshtë.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka sjellë edhe një herë njerëzit e thjeshtë në barrikada, në shënjestrën e tytave të gjata. Aspak i aftë dhe i gatshëm për të vdekur për të dhe për këlyshët e tij nga strukturat kriminale në veri të Kosovës, që ai ngriti. Si dikur, ju, njerëzit e thjeshtë jeni ata, e dini, që derisa ai u përfshi në jetët e tyre, shkonin në punë, fëmijët në shkollë dhe tani nuk kishin zgjidhje tjetër. Detyrimi luftarak-punues është në pyetje. Doni të fitoni rrogë, nga buxheti i Serbisë, nëse qëndroni në rrugë të caktuara, ‘nën hijen’ e kamionëve të ngarkuar me gurë dhe rërë, dhe kështu rrezikoni jetën tuaj.
Ajo ka akuzuar edhe kreun e Kishës Ortodokse Serbe, për gjithë situatën e krijuar në veri.
“Plumbi është plumb. Jeta është një. Për humbjen, fajin e kanë ata që janë të privilegjuar nga mundësia për t’u vrarë. Fajin e ka edhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe. Kryetari i kishës së partisë së Vuçiqit, i cili, pavarësisht se kryekomandanti i tij vendosi në barrikada njerëz të thjeshtë dhe fatkeq, të nxitur në luftë, denjoi edhe t’i qëndronte pranë, e lëre më të dilte publikisht dhe ta lavdëronte. Të shqiptosh fjali të turpshme, të kalosh gjoja 24 orë me të, të bisedosh… Dhe që epilogu i atyre bisedave të jetë – ‘ne do ta mbrojmë Kosovën tonë’? Kush do ta ‘mbrojë’? Ushtria dhe policia serbe sigurisht që nuk do ta bëjnë. Edhe pse u ngrit dhe u varros në llogore. Ku? As afër KFOR-it dhe ushtrisë së NATO-s që është në Kosovë. Ajo u varros diku ku guxoi, rreth kufirit me Kosovën. Mendoj, pikërisht aty ku NATO i tha Vuçiqit se mundet. Po, atij i lejohet të afrohet në atë vijë’, ka shkruar ajo.
Ajo ka komentuar edhe atë se si e përshkruan ministri serb i Mbrojtjes përvojën e tij të situatës aktuale.
“Ndodhin shumë gjëra të këqija dhe tragjike, si dhe që më vonë, si kryekomandanti i tij, Vuçiq, ia hedh fajin dikujt tjetër. Nëse janë në gjendje t’i nxjerrin njerëzit para tytave të gjata, imagjinoni sa janë në gjendje t’ju çojnë edhe më thellë në fund të varfërisë… Ne të ‘privilegjuar’, domethënë tani për tani larg barrikadave”, ka përfunduar ajo.