​Gastronomët paralajmërojnë protestë “Me një vaksinë nuk çel vera”

​Gastronomët paralajmërojnë protestë “Me një vaksinë nuk çel vera”

Të martën e 25 majit Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (ShGK) do të mbajë një “event pakënaqësie”.

Protesta “Eventi i pakënaqësisë” do të mbahet para Qeverisë së Kosovës në orën 18:00.


Motoja e këtij eventi do të jetë “Me një vaksinë nuk çel vera”.

Kjo për të shprehur paknaqësi për mungesën e vaksinave dhe mosshqyrtimi i kërkesave të gastronomëve.

“Mungesa e vaksinave, mosshqyrtimi i masave në fuqi, mosplanifikimi për hapje te verës, mos bashkëpunimi i Ministrisë së Shëndetësisë në hartimin e masave për të gjithë është pakënaqësi e madhe, sidomos kur rajoni po hapet. Pasi që kërkesat tona po bien në vesh të shurdhër, zgjidhja e vetme është dalja në rrugë për të shprehur pakënaqësinë. Andaj, ju ftojmë të martën, në ora 18:00, me datë 25.05.2021, që të mblidhemi në sheshin “Skënderbeu” (para Qeverisë) duke kërkuar hapjen e verës, verës që na mbanë gjallë të gjithëve. Revoltohemi me distancë dhe maska, duke respektuar rregullat e pandemisë.Me një vaksinë nuk çel Vera. Ta kthejmë lumtuninë dhe ekonominë në vend”, kanë njoftuar gastronomët.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: