Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Gashi: Prekazi i Adem Jasharit mbetet përgjithmonë rrënja ku buron e gjithë historia e Kosovës së lirë e të pavarur

​Gashi: Prekazi i Adem Jasharit mbetet përgjithmonë rrënja ku buron e gjithë historia e Kosovës së lirë e të pavarur

Sot, shënohet 23 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (5-6 dhe 7 mars), me këtë rast, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka cilësuar këto tri data si fillim i epokës së triumfit mbi të keqen dhe çlirimit përfundimtar të Kosovës.

Gashi ka vlerësuar se rezistenca e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, shërbyen si udhërrëfyes për të gjithë popullin shqiptar brenda e jashtë vendit duke u organizuar në rresht me forcën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndër tjerash ai është shprehur se: “Prekazi i Adem Jasharit mbetet përgjithmonë rrënja ku buron e gjithë historia e Kosovës së lirë e të pavarur!”

Shkrimi i plotë i Gashit:

“Sot, shënohet 23 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 5 – 6 dhe 7 marsi i vitit 1998 në Prekazin e lavdisë shpalosi para tërë botës të vërtetën e madhe për Kosovën, në këtë ditë erdhi fundi i epokës së pritjes dhe jetës së errët, duke filluar epoka e triumfit mbi të keqen dhe çlirimit përfundimtar të Kosovës.


Rezistenca e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, shërbyen si udhërrëfyes për të gjithë popullin shqiptar brenda e jashtë vendit duke u organizuar në rresht me forcën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prekazi i Adem Jasharit mbetet përgjithmonë rrënja ku buron e gjithë historia e Kosovës së lirë e të pavarur!

Sot e përjetësisht përulemi para jetës dhe veprës të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Përulemi dhe nderojmë të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët të rënë për lirin e vendit!

Lavdi!

Xhafer Gashi

Lexo edhe

Video

error: