​GAP: Projektet komunale ngecin deri në shtatë vjet

​GAP: Projektet komunale ngecin deri në shtatë vjet

Shpërfaqen dhjetëra mangësi dhe sfida që pushteti lokal ka në arritjen e standardeve të dëshiruara, në procesin e investimeve publike, shpenzimeve të buxhetit, alokimit të të hyrave vetanake dhe menaxhimit të pronave publike.

Në këtë drejtim, një nga problemet më të mëdha është pamundësia e komunave për t’i realizuar investimet brenda kohës së paraparë, ku ka projekte komunale që kanë ngecur për shtatë vjet.


Bekim Salihu analist politikash në Institutin GAP theksoi se nga 25 projekte të audituara për kohëzgjatjen e investimeve në 12 komuna, ZKA ka gjetur se ka projekte që kanë nisur në vitin 2013 dhe të cilat nuk kanë përfunduar deri në fund të vitit 2020.

“Ky problem ndikon keq në ecurinë e menaxhimit dhe shpenzimin e buxhetit… Shkaktarët të cilët e prodhojnë këtë gjendje, janë për disa arsye, mos planifikimi i duhur i investimeve, mungesa e mjeteve të plota buxhetore, mungesa e mbikëqyrjes serioze dhe rigoroze nga komunat në terren, dhe shpronësimi”, tha ai.

Këto konkluzione dolën në tryezën gjatë prezantimit të të gjeturave nga raporti “Sfidat e komunave në menaxhimin e investimeve, shpenzimeve, të hyrave dhe pronave” të publikuar nga Instituti GAP.

Lexo edhe

Video