​Francë – Zvicër, Shaqiri e Xhaka pritet të luajnë sërish nga minuta e parë

​Francë – Zvicër, Shaqiri e Xhaka pritet të luajnë sërish nga minuta e parë

Pasi vazhdoi tutje në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Evropian duke u kualifikuar nga pozita e tretë e Grupit A me katër pikë, Zvicra do të kërkojë të bëjë befasinë duke prekur çerekfinalen, por kjo nuk do të jetë aspak e lehtë sepse përball do ta ketë një kombëtare të madhe si ajo e Francës.

Derisa Zvicra doli si e treta në Grupin A me një fitore, një barazim dhe një humbje, Franca nga ana tjetër ishte lidere e Grupit F me një fitore dhe dy barazime, përcjellë KosovaPress.

Nga minuta e parë për Zvicrën pritet te startojnë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, ndërsa nga radhët e Francës sulmin pritet ta udhëheqin treshja e rrezikshme Mbappe-Griezmann-Benzema.


Këto janë formacionet e mundshme:

Franca: Lloris; Varane, Lenglet, Kimpembe; Pavard, Kante, Pogba, Hernandez; Griezmann; Mbappe, Benzema

Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodriguez; Widmer, Xhaka, Freuler, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferovic

Lexo edhe

Video

error: