​Flick: Jam brutalisht i zhgënjyer

​Flick: Jam brutalisht i zhgënjyer

Trajneri i Gjermanisë Hansi Flick ka thënë se është brutalisht i zhgënjyer me humbjen shokuese të Gjermanisë 2-1 ndaj Japonisë në në Kupën e Botës.

Gjermanët dominuan plotësisht lojën në 60 minutat e parë, duke kaluar në avantazh me penalltinë e Ilkay Gundogan. Megjithatë, paaftësia e tyre për të shënuar golin e dytë në këtë periudhë iu kushtoi rëndë pasi Japonia përmbysi rezultatin për të fituar me rezultat2-1 në stadiumin “Khalifa International”.

Duke folur në konferencë për media pas ndeshjes, Flick tha:


“Jemi të zhgënjyer brutalisht. Jo vetëm unë, por edhe stafi dhe lojtarët. Kemi pasur 78% posedim të topit në pjesën e parë dhe me meritë kaluam në epërsi. Në një fazë ku ishim superiorë, patëm shumë raste për të shënuar, por nuk i shfrytëzuam. Japonia na mundi me efikasitet sot.”, tha Flick.

“Gabimet individuale që bëmë në pjesën e dytë nuk duhet të na ndodhin. Ne duhet të forcojmë lojtarët tani. Nuk do të kemi një udhëtim të bukur në shtëpi.”

Ndeshja ishte e vlefshme për grupin E të Kampionatit Botëror.

Lexo edhe

Video