​Fitore dramatike e Barçës

​Fitore dramatike e Barçës

Fitore shumë e rëndë për mënyrën se si u arrit. Barcelona, me 10 lojtarë dhe me një gol të pësuar, arriti të reagojë dhe të përmbysë 2-1 Osasunën, e cila nga ëndrra e vendit të tretë gjendet në vendin e gjashtë me 23 pikë.

Barça e nisi ndeshjen me disavantazh, pasi Garcia realizoi që në minutën e 6 për Osasunën. Lewandowski e la ekipin me një lojtar më pak pasi mori kartonin e kuq në minutën e 31-të pas dy kartonëve të verdhë.


Pavarësisht inferioritetit numerik, katalanasit prekin barazimin në minutën e 48-të falë Pedri, i cili merr topin në zonë pas devijimit së David Garcia dhe barazon rezultatin, 1-1.

Pas paradës së ter Stegenit ndaj Moi Gomez, vjen episodi që përmbys komplet ndeshjen: pasimi i de Jong për Raphinha, i cili nuk gabon në minutën e 85-të. Në finale, Barcelona reziston dhe fiton 2-1.

Fitorja e pestë radhazi dhe Reali në -5, në pritje të angazhimit të ekipit të Ancelottit në Bernabeu me Cadizin.

Lexo edhe

Video