Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Fillon seanca për rastin e Oliver Ivanoviqit, prokurori lexon aktakuzën

​Fillon seanca për rastin e Oliver Ivanoviqit, prokurori lexon aktakuzën

Në departamentin për krime të rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur shqyrtimi fillestar për gjashtë të akuzuarve në rastin e vrasjes së  politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Kryetari i Trupit Gjykues, Valon Kurtaj tha se në këtë seancë mediat mund të qëndrojnë  deri sa të lexohet aktakuza, ndërsa pas kësaj më pas nuk lejohet xhirimi më tutje.


Aktualisht prokurori i rastit, Blerim Isufaj është duke e lexuar aktakuzën me të cilën ngarkohen gjashtë të akuzuar për vrasjen e Ivanoviqit.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë  ndaj gjashtë  personave të nacionalitetit serb, Marko Rashiq, Nedelko Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Radeta Basara të cilët ngarkohen me veprat penale , pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, keqpërdorim i pozitës zyrtare, ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, posedim i paautorizuar i armës, zbulim i fshehtësisë  zyrtar dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare duke manipuluar me prova.

Ish politikani serb , Oliver Ivanoviq, u vra më  6 janar 2018.

Lexo edhe

Video

error: