Fillon mbledhja e kryesisë së Kuvendit, në rend dite është themelimi i komisionit hetimor

Fillon mbledhja e kryesisë së Kuvendit, në rend dite është themelimi i komisionit hetimor

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovë. Pika të rendit të ditës janë edhe mocioni i kryetarit të GP të PDK-së, Abelard Tahiri, në emër të 40 deputetëve, për themelimin e Komisionit Hetimor, vazhdimi i debatit parlamentar për politikë të jashtme dhe situatën e sigurisë në vend.


Po ashtu pikë e rendit të ditës janë edhe votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Po ashtu në këtë mbledhje do të jenë pika të rendit të ditës përgatitjet për seancë plenare të re të radhës, ku disa nga pikat e rendit të ditës janë: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen e sekreteve tregtare, zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë, zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

Lexo edhe

Video