​Fehmi Baftiu, shembull i intelektualit shqiptar

​Fehmi Baftiu, shembull i intelektualit shqiptar

Sot bëhen 6 vjet nga vdekja e veprimtarit, avokatit, opinionistit dhe analistit për çështje juridike dhe kushtetuese, Fehmi Baftiu.

Fehmi Bafti u lind më 18 tetor të vitit 1942. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, tetëvjeçaren në Shtime, ndërsa të mesmen në Ferizaj. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë, kurse studimet pasuniversitare në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Zagreb.

Punoi një kohë gazetar i ‘Rilindjes’, pastaj në Institutin për Kërkime Juridike e shoqërore në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Mbi 12 vite punoi në profesionin e avokatit. Ishte në disa funksione të larta në LDK, në Kuvendin e tretë të saj, kur dha dorëheqje.

Gjatë luftës ishte ndihmës për çështje politike dhe diplomatike i përfaqësuesit të përgjithshëm politik të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Demaçit, të cilit i mbeti besnik dhe shok i ngushtë deri në frymën e fundit. 

Po ashtu, ka udhëhequr sektorin për marrëdhënie ndërkombëtare në Asociacionin ’Dardania’, në Prishtinë.


Ai përveç botimit të disa veprave, ka botuar me qindra analiza në shtypin shqiptar, si dhe ka qenë opinionit i rregullt në Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, por edhe në mediat tjera të vendit dhe huaja.

Baftiu, po ashtu, në vitet e para të punës së KosovaPress-it ka ndihmuar në çështje juridike.

Veprimtari Fehmi Baftiu bëri një jetë për të mirën e kombit. U ballafaqua me situata të rëndësishme të vendit, madje edhe me ato të rrezikshme. Ishte shembull i një intelektuali të vërtetë shqiptar. Kështu e kujtone, të ndjerin Baftiu, miku dhe bashkëpunëtori i tij, veprimtari Adem Demaçi.

Demaçi e kujtonte Baftiun si një njëri të papërtueshëm, komunikativ e i dashur për të gjithë.

Demaçi tregonte se i ndjeri nuk hezitoj kurrë të shkrihej për të mirën e atdheut edhe atëherë kur i rrezikohej jeta.

Sipas Demaçit, Baftiu çdoherë i ka shikuar punën nën prizmin e interesave të kombit dhe jo ato personale.

Video

error: