​Facebook në favor të reformës fiskale për taksën dixhitale

​Facebook në favor të reformës fiskale për taksën dixhitale

Drejtuesi i rrjetit social amerikan Facebook, Mark Zuckerberg, u shpreh në favor të punës së OECD-së, që synon reformimin e taksave mbi fitimet e kompanive shumëkombëshe, veçanërisht ato dixhitale, edhe pse kjo do ta bëjë grupin që të paguajë më shumë taksa në vende të ndryshme.

“Ne dëshirojmë një reformë fiskale dhe jam i kënaqur që OECD po e shqyrton këtë çështje”, tha Zuckerberg.


Në fund të janarit, 137 vendet e angazhuara nën kujdesin e Organizatës për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD) në negocimin e një marrëveshje për taksimin e kompanive shumëkombëshe, ranë dakord për të arritur një marrëveshje të tillë deri në fund të vitit.

Kjo reformë parashikon në veçanti rishpërndarjen e të drejtave të mbledhjes së taksave të korporatave, jo vetëm në bazë të pranisë fizike të një kompanie në një vend, por edhe në bazë të veprimtarisë që ajo kryen atje.

Kjo do t’u jepte mundësi shumë shteteve të taksojnë kompanitë shumëkombëshe dixhitale, siç janë gjigantët amerikanë Google, Amazon, Facebook dhe Apple./ATSH/

Lexo edhe

Video

error: