​Evropa Perëndimore po “përvëlohet” nga i nxehti

​Evropa Perëndimore po “përvëlohet” nga i nxehti

Vapa që po godet sërish Italinë dhe pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, tashmë po shënon maja prej 36 gradësh celsius gjatë fundjavës, 6-7 gradë celsius mbi mesataren e kësaj periudhe, por nga e hëna një valë e madhe nxehtësie që do të sjellë majat prej 40-42 °C në Luginën e lumit Po, Toskanë, Umbria dhe Lacio.

Bregdeti Adriatik dhe jugu i vendit do të përjetojnë një fazë të ngrohtë, por jo të jashtëzakonshme.

Nëse Italia do të vuajë javën e ardhshme, Portugalia dhe Spanja me 47 °C të regjistruar dhe Parisi dhe Londra me parashikimin 40 °C sigurisht që nuk janë më të mira, veçanërisht në Angli ku ka gatishmëri maksimale për vapën afrikane.


Rekordi aktual i Londrës është 37,8 °C, i shkruar në korrik 2020.

Ndër qytetet më të prekura, nga e hëna e 18 korrikut, do të jenë Lombardia dhe Emilia.

Mes këtyre Rexhio Emilia, Mantua, Lodi dhe Kremona, por rreth 40 ° C do të ketë edhe Verona, Torino dhe Milano.

Rekordi absolut i nxehtësisë që ka rezistuar që nga 11 gushti 2003 me + 39,3 ° C, i regjistruar nga stacioni i Brerës, në institutin historik, që ka matur të dhënat që nga viti 1763, është në rrezik./Atsh/

Lexo edhe

Video