​Eurdodeputeti austriak: Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar

​Eurdodeputeti austriak: Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar

Sot bëhen pesë vjet nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim ndërmjet  Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës.

Në pesë vjetorin e MSA, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.


Ai nëpërmjet një shkrimi në tëitter ka shkruar edhe se liberalizimi i vizave është i vonuar.

“Pesë vjet më parë, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me #Kosovën hyri në fuqi. Si marrëdhënia e parë kontraktuale midis EU dhe RKS kjo ishte një moment historik i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndiqet tani”, ka shkruar Mandl.

Lexo edhe

Video