Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Eric Dier dhe incidenti që pati me Mourinhon – video

​Eric Dier dhe incidenti që pati me Mourinhon – video

Mbrëmë është luajtur derbi londinez mes Tottenham dhe Chelseat, ku ekipi i Jose Mourinhos triumfoi me anë të penalltive pasi që ndeshja me minuta të rregullt përfundoi 1:1. Golashënues ishin, Timo Werner për Chelsean në minutën e 19’, ku Tottenham barazuan shifrat shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes përmes Lamelas.

Gjatë ndeshjes, kishte një ngjarje interesante ku mesfushori i Tottenham, Eric Dier, 15’ minuta para përfundimit, la skuadrën e tij me 10 lojtar në fushë pasi vrapoi drejt zhveshtoreve për në tualet. Gjatë rastit, tekniku Mourinho vërehet i pakënaqur me Dier ku vrapon pas tij, për ta kthyer përsëri në fushën e gjelbërt. Pak minuta më vonë Tottenham barazon shifrat përmes Lamelas, goli i të cilit e dërgoi Tottenhamin drejt penalltive, ku në fund triumfuan ndaj Chelseat pasi që mesfushori i tyre Mason Mount humbi penalltinë e fundit.


Pas ndeshjes, Eric Dier dhe Mourinho jepën deklaratë për media, ku të dy u vërejtën të buzëqeshur dhe të pyetur për rastin në fjalë, Dier u përgjigj:

“Ai (Mourinho) ishte i pakënaqur, por s’kisha ç’të bëja”. “Natyra thërriste”. “Ishin gjasat që Chelsea të shënonte por që fatmirësisht nuk ndodhi ajo gjë”.

Eric Dier u zgjedh lojtari i ndeshjes me një performancë të shkëlqyer, ku i njëjti pas lojës në rrjetin e tij “Instagram” postoi një foto të tualetit duke thënë “Ky është lojtari i vërtetë i ndeshjes”.

Lexo edhe

Video

error: