​Eksportet shqiptare drejt SHBA-së janë rritur 26%

​Eksportet shqiptare drejt SHBA-së janë rritur 26%

Eksportet shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë rritur 26%.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim në një takim me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, përgëzoi Shqipërinë për rritjen e eksporteve në SHBA për 26%.


Ata gjithashtu diskutuan për rëndësinë e tregtisë mes SHBA dhe Shqipërisë, duke vënë theksin te nxitja e më shumë mundësive për të dyja vendet.

“Ambasadorja Kim përgëzoi Shqipërinë për rritjen e eksporteve në SHBA me 26%, gjatë takimit të saj sot me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi. Ambasadorja nënvizoi rëndësinë e tregtisë së vazhdueshme midis SHBA dhe Shqipërisë dhe nxitjen e më shumë mundësive për të dyja vendet”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane./ATSH/

Lexo edhe

Video

error: