​Ekrem Hyseni: Vlerat e luftës janë vlerat e popullit tonë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, ka zhvilluar sot një takim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me të cilët ka diskutuar për planin e tij qeverisës.


Hyseni u shpreh se gjatë mandatit të tij në krye të Komunës së Podujevës do të trajtojë me prioritet kërkesat e kësaj shoqate.

“E patëm një takim shumë miqësor dhe dua ta shpreh përkrahjen time për këtë shoqatë, sepse vlerat e luftës janë vlerat e popullit tonë  që sakrifikojë shumë. Lufta e UÇK-së është një luftë e lavdishme, e cila ka qenë luftë mbarëkombëtare ku kontributi i gjithë shqiptarëve ka qenë që ne sot ta gëzojmë këtë liri. Jam i sigurt që do të bëjmë projekte dhe punë bashkë”, tha ai.

Pretendenti për të udhëhequr me Podujevën gjatë ditës do të zhvillojë takime edhe me pensionistët dhe të rinjtë e kësaj komune.

Lexo edhe

Video

error: