​Edi Rama konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e BE-së

​Edi Rama konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e BE-së

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së.

Në një postim në Twitter, Rama shkroi se, “sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës!”.

“Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë”, u shpreh Rama.


Në 23 qershor në Bruksel, pritet të mbahet samiti BE – Ballkani Perëndimor.

Konferenca e nivelit të lartë me Ballkanin Perëndimor do të mbahet një ditë para sesionit të Këshillit të BE-së, që pritet të vendosë për integrimin e vendeve të rajonit.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin hapjen e negociatave, gjë e cila kërkon heqjen e vetos nga Bullgaria.

Lexo edhe

Video