​E rrahu nënën, arrestohet djali

​E rrahu nënën, arrestohet djali

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti ka rrahur nënën e tij në Prishtinë.


Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet po aty.

Lexo edhe

Video