​“E gjithë Anglia po e mbështet Liverpoolin”, Klopp i përgjigjet Guardiolas

​“E gjithë Anglia po e mbështet Liverpoolin”, Klopp i përgjigjet Guardiolas

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp ka qeshur kur i është kërkuar që të jap një koment ndaj pretendimeve të Pep Guardiolas se Liverpooli e ka mbështetjen më të madhe në Angli për ta fituar titullin.

City dhe Liverpooli me sa duket do të përfshihen në një luftë deri në javën e fundit të kampionatit derisa skuadra e Guardiolas ka tre pikë më shumë se ajo e Jurgen Klopp.

“Një javë më parë, askush nuk mendonte se do të ishim duke e udhëhequr garën për titullin kampion”, tha Guardiola për “beIN SPORTS” në intervistën e tij pas ndeshjes. “Të gjithë në këtë vend mbështesin Liverpoolin, mediat dhe të gjithë”.


“Sigurisht, Liverpooli ka një histori të jashtëzakonshme në Evropë, por jo në Premier Ligë, ata kanë fituar një titull në 30 vjet. Por situata është kjo që është. Ne duhet të marrim nëntë pikë, ndoshta gjashtë nga tani”, shtoi Guardiola..

Duke folur rreth deklaratës së Guardiolas, Klopp tha:

“Unë jetoj në Liverpool. Këtu shumë njerëz duan që ne të fitojmë ligën, kjo është e sigurt”, u tha Klopp gazetarëve.

“Unë nuk e di se në cilën situatë ishte Pep. Të eliminohet nga Liga e Kampionëve është mjaft e vështirë për t’u pranuar. Unë nuk e kam idenë nëse vendi po na mbështet Nuk është ndjenja që kam kur shkojmë në vende të tjera, në fakt është e kundërta.”, tha Klopp.

Lexo edhe

Video