​Dy palestinezë kapen në flagrancë duke vjedhur, sulmojnë policin

​Dy palestinezë kapen në flagrancë duke vjedhur, sulmojnë policin

Mbrëmjen e së hënës në Prishtinë janë arrestuar dy shtetas të Palestinës. Të dy palestinezët  janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në një shtëpi.


Nga Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh kanë bërë të ditur se njëri nga ta ka sulmuar me skalper policin.

“Rr. Misine Kokollari, Prishtinë 26.10.2020-21:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Palestinës, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në shtëpinë e ankuesit mashkull  kosovar. Gjatë legjitimit, njëri nga të dyshuarit, ka sulmuar zyrtarët policorë me një mjet të mprehtë-skalper. Të lënduar nuk ka, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe

Video

error: