​Dy britanikë vriten gjatë përpjekjes për t’u evakuuar nga Ukraina

​Dy britanikë vriten gjatë përpjekjes për t’u evakuuar nga Ukraina

Shtetasit britanikë Chris Parry dhe Andrew Bagshaw, të cilët u raportuan të zhdukur në Ukrainën lindore, janë vrarë, kanë thënë familjet e tyre.

Bagshaë, 47 vjeç dhe Parry, 28 vjeç, herën e fundit janë parë duke shkuar në qytetin e Soledar më 6 janar, shkruan BBC.


Familja e Parryt tha se dy britanikë janë vrarë ndërsa ishin në përpjekje të një evakuimi humanitar, përcjell KosovaPress.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Jashtme britanike.

“Me pikëllim të madh duhet të njoftojmë se i dashuri ynë Chris është vrarë së bashku me kolegun e tij Andreë Bagshaë gjatë përpjekjes për një evakuim humanitar nga Soledar, në lindje të Ukrainës”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Lexo edhe

Video