​Durmishi flet për reklamat në autostrada: E kemi të pamundur t’i heqim, ka masë të gjykatës për një kompani

Qeveria e kaluar kishte vendosur që të hiqen të gjitha panotë reklamuese në mbikalime, ura e tunele përgjatë autostradave. Megjithatë, ka shumë prej tyre të cilat vazhdojnë të vendosen në këto rrugë.

Zëvendësministri Hysen Durmishi ka thënë se një prej kompanive është ankuar në gjykatë dhe i është lejuar vendosja deri në një vendim tjetër, gjë që i pamundëson ministrisë heqjen e reklamave pavarësisht që është e ndaluar me ligj.


Në një konferencë bashkë me Policinë e Kosovës, ai ka theksuar se kompanitë tjera po keqpërdorin këtë masë të gjykatës, duke bërë marrëveshje me kompaninë në fjalë.

“Kjo çështja e reklamave është një vendim i ministrit në të kaluarën për anulimin e të gjithave atyre kontratave që kanë qenë për çështjen e reklamave në autostrada. Mirëpo, një prej atyre kompanive është ankuar në gjykatë dhe ka masë prej gjykatës që deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kësaj kompanie i lejohet që të vendos reklama. Kompanitë e tjera e keqpërdorin këtë masë të gjykatës dhe bëjnë marrëveshje me kompaninë në fjalë. Ne deri sa të ketë një vendim të gjykatës e kemi të pamundur që të heqim ato reklama të kësaj kompanie ose që janë në marrëveshje me këtë kompani”, ka deklaruar ai.

Ky vendim ishte marrë nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi në dhjetor të vitit të kaluar.

Lexo edhe

Video