​Dumoshi: Do t’i dërgojmë kërkesat e federatave sportive në Ministrinë e Shëndetësisë, presim përgjigje deri më datën 18 maj

​Dumoshi: Do t’i dërgojmë kërkesat e federatave sportive në Ministrinë e Shëndetësisë, presim përgjigje deri më datën 18 maj

Aktivitetet sportive, kulturore dhe artistike janë pezulluar tash e dy muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Me lehtësimin e masave, tani po kërkohen edhe rifillimi i garave sportive e sidomos garave në Supërligën e Kosovës në Futboll, ku Federata e Futbollit të Kosovës është e detyruar që para datës 25 maj, të dërgoj përgjigjen e fundit në UEFA, rreth të ardhmen së futbollit kosovar.

Në një intervistë për KosovaPress, ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi tregoi detaje rreth takimit të djeshëm të mbajtur me krerët e FFK-së, Komitetit Olimpik dhe ministrin e shëndetësisë,  Arben Vitia.

“Mbrëmë kemi pasur një takim me ministrinë e shëndetësisë, deri në orët e vona diku rreth orës 22:30 e kemi kry takimin. Ka qenë një takim shumë përmbajtjesor me KOK-un, presidentin Besim Hasanin pastaj me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin si dhe me sekretarin Eroll Salihu, dhe doktorët sportivë. Kemi diskutuar sepse në pjesën e sportit, Kosova është pjesë evropiane, pra jemi në UEFA jemi në FIFA, dje e kishim katër vjetorin dhe komunikimi i tyre është i vazhdueshëm…Në veçanti për futbollin është kërkuar nga UEFA që ta jap një përgjigje deri kur duhet të fillojë aktivitet pra për lojërat e tyre, e kanë dhënë datën deri më 25 maj. Kështu që kjo ka qenë arsyeja se pse ne kemi bë atë takim. Tash deri më datën 18, kërkesa jon është shku. Çdo kërkesë qoftë në qeveri, qoftë në ministri ka qenë një kërkesë e cila është drejtuar nga ana ime si ministre e kulturës, rinisë dhe sportit”, u shpreh fillimisht Dumoshi.

Dumoshi tutje u shpreh se takimet do të vazhdojnë edhe më tutje, ndërsa deri nesër së bashku me Federatat Sportive do ti hartojnë kërkesat për ti dërguar në ministrinë e shëndetësisë.


“Deri nesër do të hartojmë listën të kërkesave dhe në bazë të specifikave të çdo federate që ne pastaj ti drejtohemi ministritë të shëndetësisë, pastaj ministri i shëndetësisë në institutin kombëtar të shëndetësisë”, shtoi ajo.

Sa i përket stadiumit kombëtar dhe ati “Adem Jashari”, Dumoshi u shpreh se tani për tani qeveria e Kosovës ka marrë vendim që investimet kapitale të pezullohen, mirëpo sipas saj projektet janë të gatshme dhe po sa të marrin lejen këto dy projekte do të përfundojnë

“Tash me të thënë të drejtën ne e kemi marrë një letër, prej ministrisë së financave, të gjitha investimet kapitale janë pezulluar në këtë kohë. Sigurisht që projektet janë të gjitha të gatshme. Dhe posa ta kemi dritën e gjelbër ne do të punojmë sepse ato janë shumë të rëndësishme për tu kryer, sepse është një nevojë e sportistëve”, përfundoi ajo.

Kujtojmë që Federata e Futbollit të Kosovës, ka qenë një ndër federatat, e cila më këmbëngulje ka kërkuar që kampionati i futbollit të rinisë para datës 1 qershor./KosovaPress/

Lexo edhe

error: