Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës që filluan nga ora 13:00 dhe ishin të vlefshme për xhiron e 17-të të Superligës së Kosovës.
Llapi ka marr barazimin e dyta radhazi në Superligë. Pas barazimit me Gjilanin, skuadra e Tahir Batatinës është ndalur me barazim pa gola (0-0) edhe nga skuadra e Dukagjinit, raporton KosovaPress.
Kështu Llapi mbetet në vendin e katërt me 16 pikë, kurse Dukagjini në të nëntin me 17 pikë.
Gola nuk pati as në ndeshjen ndërmjet Ulpianës dhe Feronikelit. Të dy skuadrat u ndanë të kënaqura me nga një pikë, por kjo më shumë i konvenoi skuadrës nga Lipjani që tani ka 18 pikë në vendin e tetë, kurse Feronikeli mbetet në vendin e fundit me vetëm 11 pikë.