​Drita mëson kundërshtarin në Europa Conference League

​Drita mëson kundërshtarin në Europa Conference League

Në ambientet e UEFA është mbajtur shorti për raundin e parë të UEFA Conference League, ku përveç skuadrës së Llapit, edhe skuadra gjilanase Drita FC ka mësuar kundërshtarin e saj.


Në raundin e parë të kompeticionit më të ri të UEFA-s, Conference League, skuadra e Dritës do të përballet me ekipin nga Mali i Zi, FC Deçiç, përcjell KosovaPress.

Në kuadër të kësaj gare, formati i ndeshjeve do të jetë vendas dhe mysafir, ku ndeshja e parë do të zhvillohet me datë 8 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit me datën 15 korrik.

Lexo edhe

Video