​Drita dhe Llapi synojnë të vazhdojnë tutje në Ligën e Konferencave

​Drita dhe Llapi synojnë të vazhdojnë tutje në Ligën e Konferencave

Futbolli kosovar do të përfaqësohet sot në Evropë Dritën dhe Llapin në garën e quajtur Liga e Konferencave.

Drita do të ndeshet me skuadrën nga Mali i Zi Deçiç të cilën në ndeshjen e parë e mposhti me rezultat 2-1.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë skuadra nga Gjilani triumfoi me rezultat 2-1.


Llapi nga ana tjetër do të kërkojë ta përmbys rezultatin mga ndeshja e parë kundër Shkupit të cilën e humbi me rezultat 2-0.

Në “Fadil Vokrri” skuadra e trajnerit Tahir Batatina sonte do ta ketë edhe mbështetjen e tifozëve pasi kjo u lejua së fundi nga Qeveria e Republikës së Kosovës por për një numër të caktuar, pra në 30 përqind të kapacitetit të stadiumit, përcjellë KosovaPresa.

Ndeshja Llapi – Shkupi fillon nga ora 20:00, ndërsa Batatina para ndeshjes u shpreh i bindur se lojtarët do ta japin maksimumin për të provuar kalimin tutje në këtë garë.

Lexo edhe

Video

error: