​Drejtori i Mbrojtjes Civile të Kroacisë: 9 udhëtarë dhe shoferi vdiq, në autobus kishte edhe fëmijë

​Drejtori i Mbrojtjes Civile të Kroacisë: 9 udhëtarë dhe shoferi vdiq, në autobus kishte edhe fëmijë

Drejtori i Mbrojtjes Civile të Kroacisë, Damir Trut, dha detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e së dielës në Brod ku nga aksidenti i autobusit të kompanisë “Deva Tours” mbeten të vdekur të paktën dhjetë persona.

Sipas tij, në autobus kanë qenë 67 pasagjerë dhe dy shoferë. Nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, citohet të ketë thënë Trut nga vendi i ngjarjes.


Duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, ai tha se 44 pasagjerë janë në Spitalin e Përgjithshëm në Slavonski Brod, ku u ofruan kujdes mjekësor. Prej tyre, tetë janë në gjendje më të rëndë dhe katër prej tyre i janë nënshtruar ndërhyrjeve.

Ai konfirmoi se në autobus kishte edhe fëmijë.

14 pasagjerë dhe një shofer janë vendosur në stacionin e policisë në Slavonski Brod.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.