​Doza e tretë e vaksinës ngadalëson variantin delta, thonë shkencëtarët izraelitë

​Doza e tretë e vaksinës ngadalëson variantin delta, thonë shkencëtarët izraelitë

Një muaj pas dozave përforcuese kundër COVID-19, Izraeli po sheh shenja të ngadalësimit të rritjes në numrin e formave të infektuara dhe të rënda të sëmundjes për shkak të përhapjes së variantit delta, thanë zyrtarët dhe shkencëtarët izraelitë.

Delta mbërriti në Izrael në qershor, në një kohë kur vendi filloi të korrë frytet e fushatës më të shpejtë të vaksinimit në botë.

Por me një ekonomi të hapur dhe heqjen e masave kufizuese, Izraeli kaloi nga një numër shifror i të infektuarve të ri dhe pa vdekje javën e kaluar në rreth 7.500 raste të reja në ditë, me 600 njerëz në gjendje kritike dhe më shumë se 150 vdekje vetëm një javë.

Më 30 korrik, shteti i Lindjes së Mesme filloi dozën e tretë të vaksinës Pfizer dhe BioNTech për personat mbi 60-vjeç, duke u bërë vendi i parë që e bëri këtë.

Të enjten, Izraeli zgjeroi këtë mundësi te personat mbi 40-vjeç që morën dozën e fundit të paktën pesë muaj më parë. U njoftua se kufiri i moshës mund të ulet më tej.

Në dhjetë ditët e fundit, pandemia është ngadalësuar në grup-moshën e parë në të cilën më shumë se një milion banorë morën dozën e tretë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Izraelit.

Shkalla e infeksionit midis njerëzve të vaksinuar mbi 60-vjeç, i ashtuquajturi numër riprodhues, filloi të bjerë më 13 gusht, dhe tani është nën 1, që do të thotë se pandemia po ngadalësohet.

Shkencëtarët pohojnë se doza e tretë kontribuon në këtë, por ndoshta edhe faktorë të tjerë.

“Numrat janë ende shumë të lartë, por kjo ka ndryshuar për të zvogëluar rritjen më të shpejtë të numrit të rasteve të infektuara dhe të rënda, si dhe shpejtësinë me të cilën po përhapet pandemia,” tha Eran Segal, një analist i të dhënave në Universitetin Weizmann dhe këshilltar i qeverisë izraelite.

Pasi arriti një nga nivelet më të larta të infeksionit për frymë në botë këtë muaj, pyetja është se si Izraeli do të dalë nga vala e katërt e infeksionit pa rivendosur një karantinë të përgjithshme, e cila do të ishte një goditje për ekonominë e tij.


Dëshmitë po dalin në pah se, megjithëse vaksina është shumë efektive në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes, mbrojtja e saj dobësohet me kalimin e kohës, shkruan Reuters.

Por nuk ka konsensus midis shkencëtarëve dhe agjencive shëndetësore se një dozë e tretë është e nevojshme, dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka thënë se përparësia është të vaksinohen pjesa tjetër e botës, pra vendet ku më pak se 1 deri në 2 për qind kanë marrë dozë, para se shtetet në zhvillim të fillonin me dozën e tretë.

Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të ofrojnë një dozë të tretë për të gjithë amerikanët tetë muaj pas marrjes së dozës së dytë, dhe e njëjta u njoftua nga Kanadaja, Franca dhe Gjermania.

Pothuajse një milion izraelitë nga gjithsej 9.3 milionë nuk kanë vendosur të vaksinohen, dhe fëmijët nën 12-vjeç as nuk lejohen ta bëjnë këtë.

Zyrtarët shëndetësorë njoftuan të enjten se po regjistronin një rënie të imunitetit ndaj virusit tek personat nën 40-vjeç, megjithëse një numër i vogël i tyre zhvilluan një formë të rëndë të sëmundjes.

Rritja e numrit të personave të sëmurë rëndë mes atyre të vaksinuar mbi moshën 60 vjeç është ndalur në 10 ditët e fundit

Doron Gazit, anëtar i ekipit të ekspertëve për COVID-19 në Universitetin Hebraik dhe këshilltar qeveritar, pohon se rritja e numrit të personave të sëmurë rëndë në mesin e të vaksinuarve, mbi 60-vjeç, është ndalur në dhjetë ditët e fundit.

“Ne ia atribuojmë atë dozës përforcuese dhe sjelljes më të kujdesshme,” tha Gazit.

Më shumë se gjysma e personave mbi 60-vjeç morën dozën e tretë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i rasteve të rënda në mesin e njerëzve të pa vaksinuar më të vjetër se 70- vjeç tani është shtatë herë më i lartë se në mesin e njerëzve të vaksinuar, dhe ai hendek do të vazhdojë të rritet në përputhje me numrin e njerëzve të infektuar, thotë Gazit, duke shtuar se te personat mbi 50-vjeç, ky raport është katër herë më i lartë.

Lexo edhe

Video

error: