​Dorëzohet kallëzim penal për tri drejtori të Komunës së Fushë Kosovës

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje të Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës në Prokurorinë Themelore të Prishtinës kanë ngritur kallëzim penal për tri drejtori të Komunës së Fushë-Kosovës për keqpërdorim të mjeteve të ndara nga Kuvendi komunal i kësaj komunë të cilët ishin dedikuar për luftimin e pandemisë Covid-19.

Kallëzimi penal u bë për drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe atë të Financave.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Fushë-Kosovës, Durim Hajra tha se ky kallëzim penal ka të bëjë me keqpërdorim të mjeteve të ndara për menaxhim të pandemisë COVID-19.

“Brenda në stacion na priti komandanti i Stacionit Policor, të cilin fillimisht e njoftuam për kallëzimin dhe në konsultim me prokurorin kujdestar në stacionin policor vetëm u bë njoftimi për kallëzim penal, ndërsa atë do e dorëzojmë në prokurori sot nëse arrijmë në aspektin kohor. Kemi të bëjmë me një kallëzim penal që ka të bëjë me keqpërdorim të mjeteve të ndara për parandalim dhe luftim të COVID-19. Bëhet fjalë për vendimin 122 të datës 2 shtator të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Fushë-Kosovës ku është marr vendim për ndarjen e 600 e 99 mijë e 140 eurosh për parandalim she luftim të COVID-19”,tha ai.


Hajra njoftoi se kallëzim penal është ngritur ndaj drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Zhvillimit Ekonomik dhe asaj të Financave.

Asamblisti i LVV-së në Kuvendin Komunal të Fushë-Kosovës tha se mjetet e ndara ishte paraparë për blerje e testeve për COVID-19, të cilat nuk janë blerë, blerje të pakove higjienike dhe ushqimore dhe ndihma financiare për bizneset e vogla dhe të mesme.

“Si palë ndaj të cilës është ngritur kallëzimi penal është drejtoria ë Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe ajo e Financave[…]Bëhet fjalë për 89 mijë e 130 euro për blerje të testeve të COVID-19, teste që nuk janë blerë, bëhet fjalë për pakot higjienike dhe ushqimore që dyshojmë se nuk janë blerë me vlerën reale të tregut, bëhet fjalë edhe për ndihmën për makro-biznese e vogla dhe të mesme nga drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, dhe nga drejtoria e Financave ku është bërë alookimi i mjeteve dhe nuk kanë sjell raporte të detajuara”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: