​Dogana parandalon një sasi të mallit të kontrabanduar në Han të Elezit

​Dogana parandalon një sasi të mallit të kontrabanduar në Han të Elezit

Në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit oficerët doganorë kanë parandaluar futjen e mjeteve të punës të ndryshme gjatë tentim kontrabandës.


Në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit në orët e pasdites ka arritur një automjet i cili pas pyetjes nga ana e oficerëve doganor ka deklaruar që nuk mbart asgjë, derisa e njëjta është selektuar për kontroll.

Gjatë kontrollës në vendin e gomës rezervë është hasur në mall të padeklaruar i cili ishte fshehur me qëllim të kontrabandimit. Mallrat e gjetura ishim: vida të llojeve dhe madhësive te ndryshme, teha, rrafshuese me bateri. Të gjitha mallrat e gjetura janë konfiskuar si dhe është iniciuar procedura kundërvajtëse.

Lexo edhe

Video

error: