​Doarsa Kica pritet t’i bashkohet LDK-së

​Doarsa Kica pritet t’i bashkohet LDK-së

Deputetja e Grupit Parlamentar  të Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica – Xhelili përfundimisht i ka ndarë rrugët me këtë grup dhe me subjektin e saj, Listën Guxo. Ajo pritet të kalojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lajmin se Kica – Xhelili nuk do të jetë më pjesë e GP të VV-së dhe as pjesë e Listës Guxo pritet ta konfirmojnë edhe nga kjo parti.

KosovaPress ka kontaktuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdylin, njëherësh anëtarë i Listës Guxo, i cili ka thënë se mendjen e kanë tek Kuvendi i parë zgjedhor që do të mbahet sot.

Ai sugjeroi që për të njëjtën të pyetet edhe vet Doarsa Kica – Xhelili.


Ndërsa pas raportimeve të sotme për kalimin e Xhelilit në LDK, pothuajse i  menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Ai ka thënë se “kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”.

Kujtojmë se dyshimet e para për kalimin e deputetes Doarsa Kica – Xhelili në LDK janë hedhur pas deklaratës së kryetarit Lumir Abdixhiku se “do të ishte nder për secilën parti që ta ketë në radhët e veta një deputete si doarsa Kica Xhelili”.  

Ndryshe, Partia Guxo sot në ora 17:00 mban kuvendin e parë zgjedhor dhe konstituiv të organeve dhe statutit të partisë.

Lexo edhe

Video