​Dita kur Muhammad Ali refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë e ShBA-së

​Dita kur Muhammad Ali refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë e ShBA-së

Më 28 prill të vitit 1967, kur Lufta e Vietnamit ishte në kulmin e saj, kampioni i peshës së rëndë të boksit, Muhammad Ali refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.

Boksieri i famshëm kërkoi përjashtimin e tij nga radhët e ushtrisë për arsye fetare. Por zyrtarët e hodhën poshtë pretendimin e tij se ai ishte klerik i fesë islame.

Muhamed Ali, i cili kishte lindur në një familje të krishterë me emrin Cassius Clay, e bëri të njohur konvertimin e tij në fenë islame pasi fitoi titullin e kampionit të boksit për peshat e rënda në shkurt të vitit 1964. Ai tha se nuk pranonte të mbante emrin, sipas fjalëve të tij “prej skllavi” dhe se do ta ndërronte atë në Muhamed Ali.


Gjatë Luftës së Vietnamit, Muhamed Ali u shpreh se “nuk ushqente armiqësi për Vietkongun”.

Atë e akuzuan për këto komente se thjesht po përpiqej t’i shmangej shërbimit në ushtri. Muhamed Ali u shpall fajtor ngaqë kishte refuzuar të kryente shërbimin ushtarak dhe për këtë ai u dënua me 5 vjet burgim.

Por ai nuk u fut në burg gjatë kohës që avokatët e tij e kishin apeluar çështjen. Në qershor të vitit 1970 Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mori vendim në favor të Muhamed Aliut, duke thënë se çështja e tij nuk ishte trajtuar siç duhet.

Lexo edhe

Video