​Disa zona të Prishtinës do të mbeten pa ujë të pijes

​Disa zona të Prishtinës do të mbeten pa ujë të pijes

Me të filluar nga ora 11:00, disa lagje në Prishtinë nuk do të kenë ujë. Kjo si shkak i punimeve që do të bëhen në gypin fi 300 mm.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se pa furnizim me ujë mbesin rruga” Luan Haradinaj”, rruga” Rexhep Luci”, rruga” Hajdar Dushi”, rruga” Garibaldi”, rruga” Mujo Ulqinaku”, rruga” Robert Doll” dhe disa rrugica në atë zonë.


“Gjatë ditës së sotme , ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit do të intervenojnë në gypin me diametër fi 300 mm në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në qendër të Prishtinës. Intervenimi do realizohet si pasojë e një defekti të ndodhur aty. Për shkak të sanimit të linjës,  jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 11:00. Pa furnizim me ujë mbesin: rruga ‘Luan Haradinaj’, rruga ‘Rexhep Luci’, rruga ‘Hajdar Dushi’, rruga ‘Garibaldi’, rruga ‘Mujo Ulqinaku’, rruga ‘Robert Doll’ dhe disa rrugica në atë zonë”, thuhet në komunikatën e KRU “Prishtina”.

Në komunikatë thuhet edhe se rikthimi i furnizimit me ujë të pijshëm do ndodhë pas sanimit përfundimtar të defektit.

“Se sa do zgjasë intervenimi varet nga natyra e defektit, ndërsa furnizimi me ujë ndërprehet në orën 11:00”, përfundon komunikata.

Lexo edhe

Video