​Disa lagje të Prishtinës mbeten pa ujë

​Disa lagje të Prishtinës mbeten pa ujë

Lagjja Pejton, Dardani dhe një pjesë e Lakrishtës dhe Kalabrisë kanë mbetur pa ujë të pijes kjo për shkak të dëmtimit të gypit në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.


“Në mëngjesin e ditës së sotme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 300 mm në rrugën ” Luan Haradinaj” në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU” Prishtina” sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim. Pa furnizim me ujë të pijshëm , deri në sanimin e defektit janë : lagjja Pejton,  lagjja Dardania , një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Kalabria , në Prishtinë”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lexo edhe

Video