​Digjet një veturë në parkingun e Aeroportit të Prishtinës, s’ka të lënduar

​Digjet një veturë në parkingun e Aeroportit të Prishtinës, s’ka të lënduar

Një veturë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e të dielës në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka njoftuar se nga flakët dëme ka pësuar edhe në një veturë tjetër që ishte e parkuar pranë saj.


Nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 08:15, në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës është raportuar se një veturë ishte përfshirë nga zjarri. Gjithashtu dëme të pjesërishme nga flakët janë raportuar edhe në një veturë tjetër që ka qenë e parkuar afër saj. Njësitet kompetente policore i janë përgjigjur rastit dhe është njoftuar prokurori. Nuk është raportuar për lëndime”, ka thënë Hoxha për KosovaPress. 

Lexo edhe

Video