​Dërgohen në Gjykatë 48 policët e arrestuar

​Dërgohen në Gjykatë 48 policët e arrestuar

48 policët e arrestuar të hënën, janë dërguar në Gjykatë.

Në masa të sigurisë, të arrestuarit paraditen e sotme u dërguan në Gjykatë nga ekipet e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).


48 policë dhe dy doganierë që u arrestuan të hënën në pikat kufitare “Qafë Prushë” dhe “Qafë Morinë” dyshohet se janë përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Hetimet ndaj tyre siç kanë njoftuar në konferencën e jashtëzakonshme për medie, kishin nisur një vit më parë ishin kundër 68 personave.

Aksionin e djeshëm, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi e quajti sukses të madh të institucioneve  zbatuese të ligjit, duke shtuar se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është në agjendën e vendit.

Lexo edhe

Video